Vendosni fjalën kyçe....

Kampiones së Europës Luiza Gega i jepet titulli “Qytetar Nderi” në Bulqizë


Kampionia e Europës, Luiza Gega do të marrë titullin “Qytetare Nderi” në Bulqizë.

Ceremonia e dorëzimit të titullit do të mbahet të hënën, sipas vendimit të Këshillit Bashkiak të Bulqizës.

Kjo vjen pasi atletja shqiptare u shpall kampione e Europës në garën e 3000 metrave me pengesa, në Mynih të Gjermanisë.

Në një garë që e dominoi nga fillimi e deri në fund ajo shënoi kohën 9’11”31, duke thyer kështu edhe një rekord, atë të vendosur në vitin 2010 nga rusja Zaripova.