Vendosni fjalën kyçe....

Bie nga ballkoni i banesës, ndërron jetë 13-vjeçari në Elbasan


Një 13-vjeçar kandëruarr jetë në Elbasan në orët e para të mëngjesit të sotëm.

I mituri ka rënë nga ballkoni  i shtëpisë në lagjen ‘Emin Matraxhiu’ e për pasojë ka gjetur vdekjen.

Në kohën e ngjarjes, ai ka qenë i vetëm në banesë ndërsa sipas njoftimit, ai vuante nga somnambulizmi.

Njoftimi

“Rreth orës 05:15 të mëngjesit të sotëm, në lagjen “Emin Matraxhiu”, Elbasan, ka rënë aksidentalisht nga ballkoni i pallatit, 13-vjeçari A.M, i cili ka ndërruar jetë. Nga veprimet e para hetimore rezulton se 13 vjeçari kishte probleme me gjumin (vuante nga Somnambulizmi, të ecurit gjatë gjumit) dhe në momentin e rënies nga ballkoni 13 vjeçari ka qenë vetëm në banesë. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.”