Vendosni fjalën kyçe....

Berisha: Rama në lemeri të plotë, planifikojmë aksion të menjëhershëm


Sali Berisha deklaroi mbrëmjen e djeshme se opozita do nisë një aksion të menjëhershëm për planifikimin e protestave që do zhvillohen si dhe prezantimin e kandidatëve te qytetarët.

Ai deklaroi se ajo që bëri Rama është goditje për çdo qytetar dhe se tregon lemerinë  e tij.

“Aksioni imediat, do merrem me paraqitje të kandidatëve tanë në mbarë Shqipërinë, do planifikojmë dhe protestat që do vijnë. Qytetarët do t’i përgjigjen. Kjo që bëri Rama është goditje për çdo qytetar. Dëshmoi se është i aftë për të bërë gjithçka për të mbrojtur monizmin. Ai është në lemeri të plotë, një kufomë politike që do ketë fatin e McGonigal. Ka llogari të hapura për megaafera korruptive.” – tha Berisha.