Vendosni fjalën kyçe....

Berisha: S’i bojkotojmë zgjedhjet e Shqipërinë, jemi më të motivuar se kurrë


Sali Berisha tha mbrëmjen e sotme se opozita do bëjë gjithçka të fitojë zgjedhjet e 14 majit duke theksuar se pas vendimit të gjykatës së Apelit, mbështetësit e saj janë shtuar edhe më shumë.

Ai e bëri deklaratën gjatë një takimi me grupin parlamentar ku theksoi se opozita paraqitet në zgjedhje e motivuar më shumë se kurrë dhe më e përgatitur se kurrë.

Berisha se opozita nuk do i bojkotojë zgjedhjet.

“Do të bëjmë gjithçka për një fitore të thellë në këto zgjedhje. Mbështetësit e PD pas këtij vendimi të Ramës janë rritur dhe janë shumë më tepër. Asnjë shqiptarë që nuk jeton me veprimtari mafioze nuk mund të pranojë një padrejtësi të tillë. Nuk mund të imagjinojë një vendim të tillë ndaj dhe ne në këtë fushatë që kemi ardhur më të përgatitur se kurrë, me kandidatë të shkëlqyer, duke patur një propagandë të manipuluar kundra. Kandidatët tanë janë të gjitha burra e gra që patën guximin t’i nënshtrohen votimit, dhe kjo është  një premisë shumë e rëndësishme për fitoren tonë. Ndaj dhe në këto kushte kërkohet nga ne të shumëfishohet mbështetja për kandidatët tanë. Rama u përpoq që ne të bojkotojmë zgjedhjet, por kjo nuk do të ndodhë. Nuk bojkotojmë as zgjedhjet dhe as Shqipërinë , i qëndrojmë interesit kombëtar. Ka pasur diskutime të hapura pas këtij vendimit, por theksoj se ne nuk do të bojkotojmë zgjedhjet”, tha Berisha.