Vendosni fjalën kyçe....

Berisha: Rama mbajti peng ‘bravën’, paraqesim në KQZ kërkesën për regjistrimin në zgjedhje


Berisha tha mbrëmjen e sotme se do ndjekë rrugën gjyqësore për sa i përket çështjes së vulës ndërsa pohoi se do depozitojë në KQZ kërkesën për regjistrimin e PD-së në zgjedhje.

Gjatë një takimi në selinë blu ai përsëriti akuzat ndaj ish-kreut të PD-së Basha duke e quajtur me nofkën ‘brava’, i cili sipas tij është mbajtur peng nga kryeministri Rama.

“Ne do ndjekim rrugët gjyqësore. Ne sot do paraqesim në KQZ kërkesën për regjistrimin e PD në zgjedhje sepse kjo bazohet në faktin se nuk është në fuqi vendimi gjykatës dhe ata (grupimi Bashës) sipas kodit zgjedhor nuk mund te regjistrohen. Brava ka dhënë dorëheqjen dhe e ka mbajt peng Rama, dhe nesër ai do të shkojë në gjykatë dhe nesër ai do të pranojë që ka dhënë dorëheqjen. Nesër ai cakton Alibejan si kryetar. Kjo s’ka bazë ligjore. Të vendosim bashkë sot mënyrën sesi do paraqiten kandidatet tanë si të koalicionit apo të pavarur. Koalicion domethënë të bashkohemi me 1 ose 2 parti që kanë depozituar në KQZ ose 1 mijë firma në elektorat”, tha Berisha në mbledhje.