Vendosni fjalën kyçe....

Zjarr në malin e Shëngjinit, vatra afër depozitave të karburantit


Një vatër zjarri është shfaqur gjatë orëve të mbrëmjes së sotme në malin e Shëngjinit pranë lagjes ‘Sake’.

Zjarrfikësit janë vendosur pranë bizneseve dhe banesave, ndërsa deri tani nuk ka rrezik.

Poshtë vatrës se zjarrit ndodhen dhe disa depozita karburanti, por fatmirësisht nuk kanë karburant brenda.

Policia dhe zjarrfikësit kanë mbërritur në vendin e ngjarjes, por e kanë të pamundur ndërhyrjen për shkak të terrenit. Nuk dihen ende shkaqet e zjarrit.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *