Vendosni fjalën kyçe....

Forcat Speciale shkojnë të arrestojnë ish-presidentin e Kirgizstanit, përplasen me armë me rojet (Video)


Një përballje dramatike me armë zjarri shpërtheu jashtë rezidencës së ish-presidentit të Kirgizstanit, Atambayev, pasi forcat speciale zbarkuan aty për ta arrestuar pasi ai akuzohet për korrupsion.

Trupat e armatosura, të veshur me veshje anti-plumb sulmuan rezidencën e Atambayev në fshatin Koi-Tash në orët e vona të së mërkurës, ndërsa mbështetësit e tij mbruan me guxim njeriun e tyre me shkopinj dhe gurë.

Dëshmitarët thanë se të shtëna u dëgjuan brenda rezidencës, por nuk ishte e qartë se kush kishte qëlluar.

Komiteti i Sigurisë Kombëtare këmbëngulte që mbështetësit e Atambayev ishin duke përdorur armë zjarri kundër trupave, të cilët kishin vetëm plumba gome në krehërat e tyre.

Ministria e shëndetësisë raportoi se të paktën 46 njerëz, mes tyre 15 forca të ligjit, u plagosën në përleshje, duke pësuar plagë me armë zjarri, tronditje dhe lëndime në kokë.

Sipas raporteve, Atambayev u arrestua dhe u mor që andej me helikopter. Përleshjet mes mbështetësve të Atambayev dhe forcave speciale vazhduan pas errësirës.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *