Vendosni fjalën kyçe....

Noka: Rama i vdekur politikisht, po mban peng vulën dhe po tenton të vrasë PD-në


Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka nga podiumi i protestës së opozitës ka sulmuar ashpër kryeministrin Edi Rama.

Ai tha se Rama ka në dorë dhe gjykatat, duke iu referuar dhe fatit mbi vulën e PD.

Kjo protestë sot kulmon me qëndrimin tuaj të palëkundur kundër rikthimit të monizmi, kur një neodiktature. Edi Rama sot ju ka lëshuar në shtëpinë e shqiptarëve 200 hajdutë. Enver Hoxha po përpiqet që të vrasë PD me gjykata. Vëllezër dhe motra i ka plotësuar kuadrin e Hagës për krime kundër shqiptarëve. Ai nuk është një kundërshtar politik, por rrezik politik. Rama është i pranishëm kudo në kuzhinën tuaj.

Ky njeri e ka çuar nivelin e narkoshtetit deri aty sa Escobari do të dukej një çunak para tij. Ka edhe gjyqësorin, ka edhe parlamentin ka edhe ndonjë diplomat që ha merr dhe ik. Ky po bën gjithçka për të mbajtur peng simbolin dhe flamurin e PD. Edi Rama urren demokratët. Por ne jemi këtu në shesh të burrave dhe jo pas dritareve. Ne jemi këtu për ti thënë punëdhënësit të Deripaskës dhe korruptuesit të McGonigal se flamurin tonë nuk do të marrësh dot kurrë maksimumi do të japim shtizën se atë e meriton.

Nuk ka gjykatë në botë që mund të shkelë mbi vërdiktin e qytetarëve të lirë. Edi Rama ti për ne je një hiç. Edi Rama në gjithë jetën tënde ngrite vetëm gracka, por re vetë në atë grackë. U nise për të barë opozitën kurban, por tani as Sorosi nuk të bën derman. Je i vdekur, i pakallur politikisht! Goli do të bëhet ty, je i vdekur, i pakallur politikisht. Çfarë është ky njeri. Ky është një trashëgimtar i mentalitetit të krimit. Ky sot është krenar për ADN kriminale. Edi Rama po ushtron sot mbi shqiptarët gjenocid, sa nuk ka ushtruar kurrë asnjë pushtues.”-deklaroi Meta.