Vendosni fjalën kyçe....

Fatkeqësia në Greqi, qytetarët protestojnë në disa qytete


 

Pas aksidentit tragjik që ndodhi ditën e djeshme në Larisa të Greqisë, ku kanë humbur jetën deri tani mbi 47 persona, të gjithë qytetarët kanë nisur protestat masive. 

Protestuesit  u përleshën me policinë jashtë selisë së Hellenic Train në Athinë, e cila është kompania përgjegjëse për mirëmbajtjen e hekurudhave të Greqisë.

Protesta u mbajtën edhe në Selanik  përveç qytetit të  Larisës, pranë vendit ku ndodhi fatkeqësia mbrëmjen e së martës.

Ndrësa qeveria ka thënë se një hetim i pavarur do të japë drejtësi. Tre ditë zie kombëtare janë shpallur në të gjithë vendin pas incidentit, në të cilin një tren pasagjerësh u përplas me një tren mallrash, duke bërë që vagonët e përparmë të shpërthejnë në flakë. 

 Shumica e  350 pasagjerëve që ishin në bord ishin studentë rreth të 20-ave që ktheheshin në Selanik pas një fundjave të gjatë duke festuar Kreshmën Ortodokse Greke.