Vendosni fjalën kyçe....

Protestuesit me tharëse në duar e bikutina në kokë mblidhen para shtëpisë së Pelosit: Duam të njëjtën liri (VIDEO)


Një grup protestuesish janë mbledhur përpara shtëpisë së Kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve në SHBA, Nancy Pelosi, pak ditë pasi u zbulua se ajo shkonte lirshëm nëpër sallone bukurie, madje pa maskë, në një kohë kur ato janë të ndaluara.

Ata kanë varur në një pemë plot tharëse flokësh, si simbol i protestës së tyre. Po ashtu, të gjitha protestueset mbanin bukutina në kokë, që i bëjnë flokët me onde.


Protestuesit kërkojnë të njëjtën liri si Pelosi. Ata e kanë konsideruar Pelosin si hipokrite pas vizitës në sallonin e bukurisë dhe i kanë kërkuar “të kthehet në punë”.

“Unë thjesht dua t’i them një gjë Nancy Pelosit: Dil nga salloni dhe kthehu në punë dhe mirato një ligj lehtësimi për masat e Covid-19 në Washington”– tha një protestuese me megafon. “Puna me republikanët, puna me demokratët, puna me të pavarurit, nuk na intereson. Bëni punën. ” Ajo vazhdon: “Ndalo me bllokimin, ndalo me ngjyrosjen e flokëve. Je 80-vjeçe Nancy. Ne s’duam t’ja dimë nëse i ke flokët e thinjura, ne duam të dimë nëse ne ushqehemi, nëse punojmë dhe nëse na jep mundësinë të jetojmë jetën tonë dhe të kemi liri.


Protestuesit shprehën gjithashtu zemërim për mbylljen e vazhdueshme të bizneseve në San Francisko prej 6 muajsh, për shkak të krizës së Covid-19.

“Ne nuk mund të punojmë, ne duam të punojmë. Dhe ne duam të bëjmë flokët, të bëjmë thonjtë. Ne duam të shoqërohemi, duam liri! ”– tha protestuesja me bikutina në kokë.

Pamjet e Pelosit që lëvizte lirshëm, pa maskë brenda një salloni bukurie, kanë shkaktuar një debat të gjerë ditët e fundit. Kjo për shkak se Pelosi vetë e ka kritikuar shpeshherë presidentin amerikan Donald Trump për mosvendosjen e maskës si dhe vazhdimisht ka këmbëngulur për masa të rrepta dhe moslejimin e hapjes së bizneseve.

Aktualisht sallonet e bukurisë në San Francisco janë të mbyllura dhe prerjet e flokëve lejohen vetëm në natyrë. Vetë Pelosi i ka mohuar kritikat duke thënë se i kanë ngritur një kurth.

Stilistja e Pelosit e mbështeti pretendimin e demokrates, duke thënë se kurthi qe ngritur nga pronarja e sallonit. Por kjo e fundit tha se ishte njoftuar për vizitën e Pelosit vetëm një natë para dhe nuk mund ta ndalonte, duke mohuar se i kishte ngritur një kurth.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *