Vendosni fjalën kyçe....

Kapet 31-vjeçari në Muriqan, i gjenden në valixhe 50 mijë euro të padeklaruara


Një person është arrestuar në Shkodër pasi i është gjetur në makinë një shumë prej 50 mijë eurosh.

31-vjeçari nga Tirana është kapur nga policia e qytetit veriperëndimor pasi gjatë kontrollit në vijën e dytë të kufirit i është gjetur sasia e eurove të cilën e kishte fshehur në një valixhe në mjetin tip ‘Audi’ me të cilin udhëtonte.

Në pranga ka rënë personi me iniciale B.M. i cili akuzohen për mosdeklarim të të hollave në kufi.

Njoftimi

“Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, si rezultat i kontrolleve të shtuara dhe analizës së rriskut, shërbimet e Policisë Kufitare kanë kaluar në vijën e dytë për kontroll më të detajuar një automjet tip Audi. Gjatë kontrollit të ushtruar në vijën e dytë, në automjetin tip Audi që drejtohej nga shtetasi B. M. 31 vjeç banues në Tiranë, shërbimet e Policisë gjetën të fshehura në një valixhe 50.000 Euro, të cilat shtetasi B. M. nuk i kishte deklaruar. Shuma e parave u sekuestrua në cilesinë e provës materiale. Në përfundim të veprimeve të para të kryera nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Shkodër, u procedua në gjëndje të lirë shtetasi B. M. për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë“ dhe materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.”