Vendosni fjalën kyçe....

Meta: Rama po bën çmos që shqiptarët të ikin, jemi të vendosur t’i japim fund dramës së shpopullimit


Kreu i Partisë së Lirisë Meta theksoi sot se dramës së shpopullimit të vendit i duhet dhënë fund.

Në një shënim në Facebook, ai e quajti shpopullimin një plagë të madhe të vendit ndërsa tha se ndalja e tij është një detyrim madhor ndaj brezave të ardhshëm.

Meta shtoi se Shqipëria nuk mund të jetë më me qytete të zbrazura e gomone të mbushura por një vend që gumëzhin nga gjallëria e zhvillimi.

“Shpopullimi është një plagë e madhe që Shqipëria vuan sot si rezultat i një Kryeministri që po bën gjithçka që shqiptarët dhe veçanërisht të rinjtë të largohen. Ne duam dhe jemi të vendosur t’i japim fund dramës së shpopullimit. Ky është një mision kombëtar dhe detyrim madhor që kemi ndaj brezave të së ardhmes. Ne nuk duam më një Shqipëri me qytete të zbrazura dhe gomone të mbushura, por një Shqipëri ku qytetet gumëzhijnë nga gjallëria dhe zhvillimi dhe ku të rinjtë e ndërtojnë të ardhmen në vendin e tyre.”­ – shkruan Meta.