Vendosni fjalën kyçe....

Urbani përplaset me disa makina te ‘Shallvaret’, plagosen tre persona (Video)


Disa persona janë plagosur pas përplasjes së nja urbani me disa makina në zonën e Shallvareve.

Siç duket nga fotoja, autobusi ka pësuar dëme të shumta.

Ndërkohë të lënduarit janë dërguar në spital, ku gjendja e tyre nuk dihet.

Siç duket në video, në vendin e aksidentit ka xhama të shumtë të thyer përtokë e qytetarë të tronditur ndërkohë që ambulancat transportojnë në spital të lënduarit.

Njoftimi

“Më datë 27.02.2023, rreth orës 11:35, në vendin e quajtur Ura e Tajvanit, një autobus i linjës së Unazës është përplasur me disa automjete. Si pasojë janë dëmtuar 3 shtetas të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve. Në vendngjarje ndodhen shërbimet e ambulancës me stafin mjekësor dhe shërbimet e Policisë.”

*Video Credit: BW