Vendosni fjalën kyçe....

Voltana Ademi reagon përsëri: E papranueshme vonesa e policisë për të ndërhyrë, i thirra dy herë


Kryetarja e Bashkisë Shkodër, Voltana Ademi ka komentuar përsëri mbi protestën e zhvilluar sot në Shkodër.

Në një lidhje të drejtpërdrejtë me televizionin “News 24”, Ademi tha se dhuna ndaj institucioneve ishte e papranueshme duke iu referuar incidenteve që ndodhën në selinë e PS-së.

Po ashtu të papranueshme, Ademi konsideroi edhe vonesën e policisë për të ndërhyrë paarësisht se ajo vetë e kishte telefonuar dy herë për të ndërhyrë. Sipas kryebashkiakes, në protestë kishte provokatorë që nuk ishin pjesë e protestës.

“Sot qytetarët janë organizuan në një protestë paqësore, që do të ishte një marshim me gjithë prezencën e të rinjve. Rreth 12:10 nga media, se unë isha në fillim e më pas për shkak të angazhimeve personale, kam një nënë të sëmurë në shtëpi, jam larguar e po verifikoja çfarë po ndodhte. Disa të rinj po drejtoheshin drejt prefekturës, bashkisë, në 12:13 kam marrë 129 duke i kërkuar të drejtoheshin në institucione, është detyrë e shtetit t’ i mbrojë ato. Verifikova që për 10 minuta s’kishte asnjë lëvizje.

Më pas mora sërish duke kërkuar edhe një herë të ndërhyjnë, për 45 min polica nuk lëvizi nga vendi. është e pafalshme që protestat paqësore në Shkodër të përdoren nga ata që nuk janë pjesë e protestës.

Më parë ata kërkonin të ndërhynin te bashkia, por protesta mbaroi dhe njerëzit u shpërndanë. Kjo duhet hetuar nga organet, pavarësisht profesionit. Është e papranueshme që institucionet të dëmtohen. Është detyrë e shtetit t’i mbrojë ato. Vonesa e policisë për të ndërhyrë është gjithashtu  e papranueshme.

Është e paprecedentë ajo që ka ndodhur me vrasjen e një njeriu. Çdo reagim është legjitim, është detyrë e të gjithëve, cdo cënim që tejkalon protestën është e papranueshme.”- deklaroi kryebashkiakja.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *