Vendosni fjalën kyçe....

Ura mbi Bunë, Rama: Mali i Zi ka rroga më të larta, nuk shkon t’jua paguajë Shqipëria dhe urën


 

Kryeministri Edi Rama ka folur për marrëveshjen me Malin e Zi për ndërtimin e urës mbi lumin Bunë që do të bëjë distancën mes Velipojës dhe Ulqinit vetëm 300 metra, ku tha se ura do ndërtohet me fonde të përbashkëta nga të dyja vendet.

Po ashtu Rama dha edhe një mesazh për Ballkanin e Hapur duke thënë se vendet duhet të fuqitë për të vënë në zbatim parimet dhe idetë.

Është i domosdoshëm për të jetësuar me një ritëm më të shpejtë të gjithë ato që janë parime dhe kërkesa që burojnë nga procesi i Berlinit. Kaq e thjeshtë është kjo dhe natyrisht që edhe në këtë samit të radhës pasi japim dakordësinë edhe të tjerët, do të ftohen të gjithë që të jenë pjesë. Janë 2 nisma që kanë nevojë për njëra-tjetrën.

Ne nuk mundet të mjaftohemi me lidershipin e Berlinit me një proces të Ballkanit por duhet të vëmë fuqitë tona të përbashkëta për të jetësuar ato parime e ide që janë themeli i procesit të Berlinit. Më vjen shumë mirë që sot kemi firmosur një marrëveshje shumë të rëndësishme për jetësimin e vizioneve dhe planeve që është ndërtimi i urës mbi Bunë, e cila do e kthejë distancën mes Malit të Zi dhe Shqipërisë në 300 metra nga dhjetëra kilometra. Kjo nuk është marrëveshje e thjeshtë por jetësimi e bazuar në projektin e zbatimit nga FSHZH. Projektin e kemi zbatuar me fondet tona, tani me fonde të përbashkëta do bëjmë dhe urën.

I thashë edhe Dritanit, Këtu në Mal të Zi i keni rrogat më të larta dhe nuk shkon që t’jua paguajë Shqipëria dhe urën”, tha Rama.