Vendosni fjalën kyçe....

Anija me emigrantë përplaset në brigjet italiane, rreth 40 viktima dhe qindra të zhdukur


Rreth 40 persona kanë humbur jetën në brigjet italiane pasi varka e peshkimit në të cilën ndodheshin u nda në dy. Një bilanc që është i destinuar të përkeqësohet.

Midis viktimave shumë fëmijë (madje edhe një i porsalindur), raporton Corriere Della Sera.

Për momentin ka rreth njëqind persona të shpëtuar ndërsa kërkimet vazhdojnë. Burime në prefekturën e Crotone flasin për 33 të vdekur, 70 të zhdukur dhe 58 të mbijetuar, katër prej të cilëve u dërguan në spital.

Varka që u nis nga Turqia – në të cilën po udhëtonin emigrantët që vinin nga Irani, Afganistani dhe Pakistani – u përplas në shkëmbinj për shkak të detit të trazuar. Nga rrëfimet e të mbijetuarve për shpëtimtarët, mbi skafin e vjetër që nuk i përballonte dot dallgët, ishin të paktën 250 emigrantë.