Vendosni fjalën kyçe....

Përmbyset autobusi me targa shqiptare në Kroaci, shkaktohet një viktimë


Një autobus me targa shqiptare është përfishirë në një aksident në Kroaci.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:43 në kilometrin e 112-të të autostradës nga Spliti në Zagreb, jo shumë larg Otoçacit.

Mediat kroate raportojnë se mjeti drejtohej nga një shtetas shqiptar, 58 vjeç, ndërsa për arsyeje të panjohura, ka devijuar majtas duke u përplasur me trafikndarësen e rrugës e më pas autobusi është përmbysur.

Në momentin e aksidentit në autobus ndodheshin 9 pasagjerë dhe shoferi, ndërsa një prej tyre ka ndërruar jetë dhe shtatë janë plagosur. Po ashtu raportohet se disa persona janë plagosur dhe po trajtohen në spitalet e përgjithshme në Karlovac dhe Ogulin.