Vendosni fjalën kyçe....

Grabitje me armë në Tirane, i armatosur dhe i maskuar kërcënon punonjëset dhe merr paratë


Një grabitje me armë është regjistruar sot në një Exchange në zonën e Astirit, në Tiranë.

Një person, i veshur me të zeza, ka hyrë i armatosur në pikën e këmbimit valutor dhe nën kërcënimin e një pistolete ka grabitur një shumë të madhe parash. 

Në Exchange kanë qenë dy punonjëse, të cilat janë detyruar që të hapnin sirtarët ku mbanin paratë, ndërsa autori, që ishte maskuar me një maskë anti-covid, ka nisur që të marrë paratë, dhe t’i fusë ato në trup. Më pas ai është larguar me shpejtësi nga vendngjarja.

Në vendngjarje ndodhen forca të shumta policie, ndërsa kanë nisur hetimet për identifikimin dhe arrestimin e autorit.

Më datë 24.06.2023, rreth orës 08:25, në rrugën “Tom Plezha” në Unazë të Re, një person ende i paidentifikuar, i cili mbante një send të dyshuar si armë zjarri, është futur në një pikë për transferta parash dhe këmbimi valutor, ka marrë një shumë parash dhe është larguar me një biçikletë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli dhe po krehin zonën, për të bërë të mundur kapjen e autorit“-njofton policia.