Vendosni fjalën kyçe....

Prof. Dr.Berisha pyet: Çfarë e shtynte Yuri Kimin që ndiqte Duçkën në Instagram?


Niveli i akuzave të Berishës për çështjen ‘McGonigal’ arriti sot një rekord të ri.

Kreu i opozitës diskutoi sot disa pëlqime, që sipas tij ambasadorja Yuri Kim ka bërë në Instagramin e Duçkës.

Sipas Berishës ky është tregues se zonja Kim ka shkelur betimin.

“Çfarë e shtynte zonjën Yuri Kim t’i bënte simpati në Instagram Dorian Duçkës? A mund të na e thotë pak zonja?” – tha Berisha gjatë takimit me Këshillin Kombëtar.

Dy ditë më parë zoti Berisha akuzoi ambasadoren Kim dhe kryeministrin Rama si kokat e një operacioni gjobëvënës.

Zoti Berisha u shpall non-grata nga Shtetet e Bashkuara në vitin 2021, ndërsa ai refuzoi te ndiqte procesin gjyqësor në SHBA duke kryer një akt formal të denoncimit te këtij vendimi në një gjykatë franceze, ndërsa prej një viti nuk ka asnjë lajm apo informacion mbi shqyrtimin e çështjes së tij në Paris.