Vendosni fjalën kyçe....

Kim: Reforma në drejtësi s’ka qenë e përsosur apo e lehtë, ama po ecën përpara


Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka vlerësuar reformën në drejtësi si dhe ka shprehur mbështetjen e SHBA-së për të, teksa uroi zgjedhjen e kryetares së re të Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj.

Ajo shkruan se reforma në drejtësi s’ka qenë e lehtë, e shpejtë apo e përsosur por po ecën përpara.

Në fund Kim thekson se SHBA-ja do e mbështesë fuqishëm atë.

“Urime Gjykatës Kushtetuese për zgjedhjen e kryetarit të ri. Holta Zaçaj është kryetarja e parë që zgjidhet që kur Gjykata u plotësua. I urojmë suksese asaj dhe të gjithë gjyqtarëve duke forcuar integritetin dhe pavarësinë e Gjykatës. Reforma në drejtësi nuk ka qenë e lehtë, e shpejtë apo e përsosur, por po ecën përpara. Amerika do të vazhdojë të mbështesë fuqishëm zbatimin e plotë të reformës në drejtësi në Shqipëri. Gur pas guri…”, shkruan ambasadorja Yuri Kim.