Vendosni fjalën kyçe....

Edi Rama dhe Yuri Kim akuzohen nga Berisha si kokat e një skeme gjobëvënëse


Edi Rama dhe Yuri Kim u akuzuan nga kryedemokrati Berisha si kokat e një skeme gjobëvënëse.

Berisha akuzoi Ramën dhe ambasadoren e SHBA-së në Tiranë, se kanë ushtruar skemat e gjobvënies në Shqipëri.

Berisha shpjegoi se Rama u thoshte të tjerëve se zv.ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit, Gabriel Escobar i kishte dorëzuar listën e biznesmenëve që do sanksionohen.

Kreu i PD-së theksoi më tej se Yuri Kim thërriste një nga e një biznesmenët në zyrë dhe u thoshte se me që financonin “Foltoren” do sanksionoheshin.

Me grupin e tij, i paguar nga Edi Rama, shpallte në televizionet shqiptare, Sali Berishën si kukull të Putinit. Gjithçka për narrativën e shkatërrimit të opozitës. Çështja McGonigal është një çështje shumë e thellë dhe ne do ia themi shqiptarëve.

Çështja nuk përfshin vetëm McGonigal. Sot në botë ushtojnë skemat e tij e gjobëvënies. Po kush mori pjesë në këtë skemë? Unë i bëj thirrje Kongresit dhe FBI të hetojë rolin e Edi Ramës dhe Yuri Kim në këtë gjobëvënie.

Edi Rama u thoshte të tjerëve se zoti Escobar më ka dorëzuar listën e biznesmenëve që do sanksionohen. Kjo është e vërteta.

Yuri Kim thërriste një e nga një biznesmenët në zyrë, pse financoni Foltoren se do sanksionoheni. A ishte kjo një skemë që të shkonin dhe të paguanin te Mark Rossini dhe McGonigal gjobat?” tha Berisha.

Lajmi për gjoba ndaj biznesmenëve shqiptarë nga McGonigal u dha fillimisht nga Washington Examiner, por siç u vërtetua më pas autori i shkrimit u detyrua të pranonte se këto informacione i vinin nga Tirana, madje ai referonte disa portale qe janë të njohura për shkrime intimiduese ndaj biznesmenëve në Tiranë.