Vendosni fjalën kyçe....

Projekti i jashtëzakonshëm në Dubai, mund të ndërtojë ‘autostradën 93 kilometra për këmbësorë’ me ajër të kondicionuar


Dubai mund të ndërtojë një ‘autostradë’ të brendshme urbane me gjatë prej 93 kilometrash me ajër të kondicionuar.

Projekti ambicioz e i jashtëzakonshëm mund të ndërtohet nga kompana URB me bazë në Dubai dhe mund ta kthejë qendrën e Emirateve të Bashkuara Arabe dhe një nga qytetet me rritjen më të shpejtë në botë në një qendër të re për qëndrueshmërinë dhe mirëqenien.

Nëse do ndërtohej, ‘The Loop’ do ishte infrastruktura ‘më e zgjuar’ e çiklizmit dhe vrapimit kudo në botë, sipas shefit të kompanisë Baharash Bagherian.

“Projekti synon ta bëjë Dubain qytetin më të lidhur në botë për sa i përket ecjes me këmbë ose biçikletë”, shtoi ai.

Struktura masive është projektuar për t’u mbështjellë rreth Dubait, duke siguruar një ‘korridor të gjelbër’ pa makina të mbushur me pemë dhe bimë për banorët që të ecin ose udhëtojnë me biçikletë nëpër qytet.