Vendosni fjalën kyçe....

Mirel Mërtiri: Çfarë është pronar ‘de facto’ sipas ligjit shqiptar? Familja ime pronare e përkohshme e inceneratorit


Mirel Mërtiri, një nga personat e shpallur në kërkim për çështjen e inceneratorëve sqaroi sot të vërtetën e tij për çështjen e inceneratorëve.

Që në fillim ai u kërkoi gazetarëve në studion e Çim Peka Live të përcaktojnë çfarë nënkupton termi pronar ‘de facto’ duke thënë se termi ‘pronar’ është i mirëpërcaktuar në ligjin shqiptar.

Ai tha gjithashtu se inceneratori i Elbasanit është nën administrimin e familjes së tij për 7 vjet e më pas ai i kalon shtetit shqiptar.

“Si është e mundur që në ligjin shqiptar fjala pronar de facto nuk ekziston. Çfarë do të thotë pronar de facto pronar. Nëse në legjislacion sqarohet çfarë do të thotë kjo do mund të përgjigjem. Fjala pronar është e mirëpërcaktuar nga ligji.Unë dhe familja imë akuzohemi për akte e veprime të pakryera prej nesh. Unë dhe familja ime jemi pronarë të përkohshëm të inceneratorit të Elbasanit. Shoqëria Albtek është një shoqëri që duhet të ekzistonte në administrim të familjes sime vetëm për 7 vjet. Në fund të vitit të shtatë shoqëria dhe kontrata i kalonnë menaxhim shtetit, ministrisë së Energjisë dhe Bashkisë.” – tha Mërtiri.