Vendosni fjalën kyçe....

Pas sulmeve me bombë, Sri Lanka ndalon të gjitha veshjet që mbulojnë fytyrën


Sri Lanka e cila ndodhet në gjendje të jashtëzakonshme pas sulmeve me bombë që ndodhën javën e kaluar, ka vendosur të ndalojë të gjitha format e mbulimit të fytyrës.

Masa synon të ndihmojë policinë me identifikimin e terroristëve. Urdhri hyn në fuqi të hënën, shkruan “RT“. Autoritetet njoftuan se nuk bëhet asnjë përjashtim as për arsye fetare, duke u ndaluar kështu burka, vellot dhe maska ​​të ngjashme me to.

“Një vendim është marrë nga presidenti për të ndaluar të gjitha format e mbulimit të fytyrës që do të pengojnë identifikimin sipas rregullave emergjente”, tha zyra presidenciale të dielën.

Qeveria e Sri Lankas mori mbështetjen e liderëve të komunitetit mysliman, përpara se të merrte vendimin për ndalimin e veshjeve që pengojnë identifikimin e njerëzve.

Disa klerikë muslimanë në shtetin me shumicë budiste, e mbështetën vullnetarisht me qeverinë, duke u kërkuar grave të ndalonin përdorimin e veshjes së burkës dhe niqabit.

Muslimanët, të cilët përbëjnë rreth 10 për qind të popullsisë së përgjithshme në Sri Lanka, po bëhen gjithnjë e më të kujdesshëm ndaj hakmarrjes së mundshme që mund të vijë si pasojë e sulmeve ndaj kishave të krishtera dhe hoteleve luksoze të kryera nga islamistët radikalë të lidhur me Shtetin Islamik (IS, më parë ISIS).

Gjendja e jashtëzakonshme në Sri Lanka u deklarua pasi një serie shpërthimesh vdekjeprurëse, që tronditën vendin më 21 prill, duke lënë të vdekur 253 njerëz dhe qindra të tjerë të plagosur. Në ditët në vijim, mbi 70 vetë u arrestuan në të gjithë vendin.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *