Vendosni fjalën kyçe....

Pamjet e pashfaqura/ Kamera e sigurisë kap tërmetin në qytetin turk, shkreptima të forta në qiell (Video)


Një kamera sigurie ka kapur çastin e tërmetit shkatërrimtar të së hënës së shkuar në Turqi.

Videoja e pashfaqur deri tani shfaq çastin e tërmetit në qytetin Kahramanmaras, pranë të cilit ka qenë edhe epiqendra e tërmetit.

Para lëkundjeve të fuqishme, në qiell shfaqen drita të forta që shkreptijnë dhe ndriçojnë gjithçka.

Nga tërmeti shkatërrimtar që goditi Turqinë juglindore e Sirinë veriore janë raportuar deri tani mbi 35 mijë viktima, dhjetëra mijëra të lënduar e qindra mijëra të zhvendosur.