Vendosni fjalën kyçe....

Avokati i Popullit publikon emrat e kandidatëve për anëtarë të KLGJ dhe KLP


Është publikuar sot nga Avokati i Popullit, Erinda Ballanca, Lista e kandidatëve që kanë aplikuar për anëtarë të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe të Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

Fazat e tjera të procesit, që përfshijnë verifikimin e plotësimit të kushteve ligjore të kandidatëve si dhe zhvillimin e procedurës së vlerësimit dhe renditjes së tyre në bazë të kritereve profesionale dhe morale, duke garantuar një proces të drejtë dhe të bazuar në meritë, do të vijohen nga Avokati i Popullit.

Në njoftimin e plotë gjenden emrat e kandidatëve për anëtarë të KLGJ dhe KLP si dhe bëhet me dije se kësaj liste mund t’i bashkangjiten edhe aplikantët ose organizatat të cilët mund të kenë dërguar aplikimin e tyre brenda datës përkatëse me postë sipas rregullave ligjore për vlefshmërinë e aplikimit.

 

Njoftim për shtyp

Në përfundim të afatit të aplikimit për paraqitjen e shprehjes së interesit për anëtarë të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë nga Avokatia dhe Shoqëria Civile si dhe për anëtar të Komisionit të Shoqërisë Civile që do të kryejnë verifikimin paraprak të kandidaturave për anëtarin që përfaqëson shoqërinë civile në Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe në Këshillin e Lartë të Prokurorisë, Avokati i Popullit publikon si më poshtë listën e kandidatëve/organizatave aplikues. Ndërkohë, theksojmë faktin se kësaj liste mund t’i bashkangjiten edhe aplikantët/organizatat të cilët mund të kenë dërguar aplikimin e tyre brenda datës përkatëse me postë sipas rregullave ligjore për vlefshmërinë e aplikimit.

 

  • LISTA ME KANDIDATË PËR ANËTARË TË KËSHILLIT TË LARTË GJYQËSOR NGA AVOKATIA
  1. Erind Germenji
  2. Saimir Vishaj
  3. Emiljano Hajrulla
  4. Adrian Leka
  5. Artan Reçi
  6. Eduard Allamani
  7. Saimir Kola
  8. Mirela Murati
  9. Erind Merkuri
  10. Ilir Alushi
  11. Alban Alimema
  12. Entela Shehaj
  13. Fatos Lazimi
  14. Julian Kola
  15. Sokol Dedndreaj
  16. Valbona Greva
  17. Eris Hysi
  18. Klodian Gjermeni
  19. Margarita Kola
  20. Përparim Kalo
  21. Donata Lepenica
  22. Albens Tabaku
  23. Bledar Bajri
  24. Odise Xhelita
  25. Petrit Gaçi
  26. Daniel Ndrekaj
  27. Eduard Mullaraj
  28. Albana Tushe

 

  • LISTA ME KANDIDATË PËR ANËTARË TË KËSHILLIT TË LARTË GJYQËSOR NGA SHOQËRIA CIVILE
  1. Violanda Theodhori
  2. Diana Dervishi
  3. Erion Fejzulla
  4. Nertila Sadedini
  5. Lefterije Lleshi
  6. Nada Dollani
  7. Zef Macaj
  8. Edison Hoxha
  9. Altin Hazizaj
  10. Andi Muratej
  11. Altin Shegani
  12. Juelda Lamçe

 

  • LISTA ME KANDIDATË PËR ANËTARË TË KËSHILLIT TË LARTË TË PROKURORISË NGA AVOKATIA
  1. Erind Germenji
  2. Saimir Vishaj
  3. Adrian Leka
  4. Emiljano Hajrulla
  5. Artan Reçi
  6. Eduard Allamani
  7. Saimir Kola
  8. Mirela Murati
  9. Erind Merkuri
  10. Entela Shehaj
  11. Ilir Alushi
  12. Alban Alimema
  13. Julian Kola
  14. Margarita Kola
  15. Perparim Kalo
  16. Donata Lepenica
  17. Albens Tabaku
  18. Daniel Ndrekaj
  19. Petrit Gaçi
  20. Bledar Bajri
  21. Odise Xhelita
  22. Eduard Mullaraj
  23. Albana Tushe

 

  • LISTA ME KANDIDATË PËR ANËTARË TË KËSHILLIT TË LARTË TË PROKURORISË NGA SHOQËRIA CIVILE

 

  1. Rezarta Abdiu
  2. Diana Dervishi
  3. Erion Fejzulla
  4. Nertila Sadedini
  5. Lefterije Lleshi
  6. Nada Dollani
  7. Zef Macaj
  8. Altin Hazizaj
  9. Andi Muratej
  10. Altin Shegani
  11. Juelda Lamçe

 

  • LISTA E ORGANIZATAVE TË SHOQËRISË CIVILE PËR ANËTAR TË KOMISIONIT TË SHOQËRISË CIVILE QË DO TË KRYEJNË VERIFIKIMIN PARAPRAK TË KANDIDATURAVE PËR ANËTARIN QË PËRFAQËSON SHOQËRINË CIVILE NË KËSHILLIN E LARTË GJYQËSOR DHE NË KËSHILLIN E LARTË TË PROKURORISË

 

  1. Komiteti Shqiptar i Helsinkit
  2. Shoqata e të Verbërve të Shqipërisë
  3. Qendra “Aleanca Gjinore për Zhvillim”
  4. Qendra “Qëndresa Qytetare”
  5. Qendra Shqiptare për Qeverisje të Mirë
  6. Fondacioni “Kontribut për Edukim”
  7. Qendra Shqiptare për një Zhvillim të Qëndrueshëm

 

Në përmbushje të detyrimeve që rrjedhin nga ligji nr.115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, i ndryshuar, Avokati i Popullit do të vijojë më tej me fazat e tjera të procesit që përfshijnë verifikimin e plotësimit të kushteve ligjore të kandidatëve si dhe zhvillimin e procedurës së vlerësimit dhe renditjes së tyre në bazë të kritereve profesionale dhe morale.

Avokati i Popullit garanton publikun dhe kandidatët se do të zbatojë me përpikmëri të tëra procedurat ligjore për të realizuar një proces të drejtë e të bazuar mbi meritë. Ky njoftim bëhet në kuadër të transparencës së procesit.