Vendosni fjalën kyçe....

Benfica një hap larg çerekfinaleve, Çelsi s’reziston dot në Dortmund


Dortmundi ka mundur Çelsin në Gjermani 1-0 në një ndeshje  të vlefshme për 1/8-at e Ligës së Kampionëve.

Verdhezinjtë që po kalojnë formë të mirë edhe në Bundesligë shënuan një gol me Adeyemi në minutën e 63-të dhe shkojnë në ndeshjen e kthimit në Londër më 7 mars për kualifikimin në çerekfinale.

Në ndeshjen tjetër të mbrëmjes së sotme, Benfica ka hedhur një hap vendimtar drejt kualifikimit pasi mposhti me lehtësi belgët e Club Brugge në fushën e këtyre të fundit.

Dy golat për ekipin portugez u  shënuan nga Joao Mario e Neres.