Vendosni fjalën kyçe....

Si po i kalon netët në plazh mes artistëve shqiptarë ambasadorja Kim


Së paku në dy-tre dalje të fundit është vënë re se ambasadorja amerikane Yuri Kim është një artdashëse e muzikës shqiptare.

Së fundmi ajo ka shijuar në kalanë e Porto Palermos, zërat e muzikën e Elina Dunit, Olen Çezarit, Genti Rrushit etj. Zonja Kim ka qenë e shoqëruar nga vajza e shkrimtarit Ismail Kadare, Besjana Kadare.

Në video duket që ambasadorja amerikane dëgjon e përqëndruar këngëtaren Duni, duke e shoqëruar edhe me buzëqeshje.

Çezari ka kënaqur kështu nëpërmjet Festivalit të Porto Palermos qindra dashamirës.