Vendosni fjalën kyçe....

E përplas makina, humb jetën 40-vjeçari në Lezhë


Një person rreth 40-vjeç ka humbur jetën në një aksident automobilistik në Lezhë.

Përplasja fatale ka ndodhur rreth orës 20:00 në hyrje të qytetit, pranë ‘Kryqëzimit të Shëngjinit’ ku mjeti që drejtohej nga një person me iniciale N.S. ka përplasur një këmbësor, i cili ka gjetur vdekjen.

Viktima nuk është identifikuar ende ndërsa drejtuesi i mjetit është shoqëruar në polici.

Njoftimi

“Lezhë / Informacion paraprak

Rreth orës 20:00, në hyrje të qytetit Lezhë, konkretisht në afërsi të “Kryqëzimit të Shëngjinit”, shtetasi N. S. duke drejtuar automjetin e tij ka aksidentuar një këmbësor të gjinisë mashkull, akoma i paidentifikuar, i cili është dërguar në spital por si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë. Drejtuesi i mjetit ndodhet i shoqëruar në ambientet e policisë për veprime të mëtejshme procedurale. Grupi hetimor në vendin e ngjarjes vazhdon veprimet hetimore për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit dhe identifikimin e viktimës.”