Vendosni fjalën kyçe....

Hoxha për rastin Martinaj: Versioni i policisë, rrëmbim dhe eleminim fizik


Në vijimësinë e pyetjeve në studion e emisionit “Kjo Javë”, gazetari Artan Hoxha, foli edhe mbi zhdukjen e të shumëkërkuarit të drejtësisë Ervis Martinajt, teksa tha se autoritetet tona ende nuk kanë një përgjigje përfundimtare për fatin e tij, por kanë një version sipas të cilit kemi të bëjmë me një rrëmbim dhe eleminim fizik të tij.

“Autoritetet tona nuk kanë përgjigje, kanë një version të tyre. Versioni i tyre është i njëjti me atë që kam deklaruar unë që kemi të bëjmë me një rrëmbim zhdukje dhe më pas eleminimi fizik të Martinajt. Kemi parë dhe kontrollet në banesat e Martinajt por ende nuk ka një përgjigje zyrtare për fatin e tij.”

Hoxha shtoi se megjithatë nuk ka një përgjigje zyrtare për fatin e Martinajt, por deklaroi se ajo që sot është e pamohueshme është se ai është zhdukur dhe rrethi i tij ka dalë jashtë loje në botën e krimit.

Sipas tij pas zhdukjes së Martinajt u ndërprenë edhe të gjitha atentatet me armë në vend “si me thikë”, ndërsa theksoi se atentati ndaj kushëririt të tij, Brilant Martinaj mbetet ende i pazbardhur.

“Ajo që sot është e pamohueshme është se ai është zhdukur, rrethi i tij ka dalë jashtë loje. Pas zhdukjes së tij u ndërprenë atentatet me armë si me thikë, por kemi dhe ngjarjen e vrasjes së kushëririt të tij Brilant Martinaj ende e pazbardhur”, tha Hoxha.