Vendosni fjalën kyçe....

Video prekëse, zjarrfikësit duke nxjerrë fëmijën nga rrënojat: “Do të të blej një çokollatë sapo të të nxjerr këtu”


 

 

Tëmeti shkatërrimtar që preku sot herët Turqinë edhe Sirinë ka shokuar mbarë botën.

Teksa ekipet emergjencave vazhdojnë të nxjerrin nën rrënoja trupa të pajetë dhe të mbijetuar, një video që prek zemrat e të gjithëve është transmetuar nga televizioni turk A Haber.

Në video duket një moment ku ekipet e kërkim shpëtimit po nxjerrin një fëmijë të vogël nga rrënojat.

Djali i vogël kishte mbetur nën gërmadhat e godinës së shkatërruar në lagjen “Yurt” në Adana.

“Sa të të shpëtoj, do të marr një çokollatë për ty” dëgjohet t’i thotë personeli i kërkim shpëtimit.

Pasha i vogël po të nxjerrim edhe pak fare duro, por mos e lëviz kokën, do të jap çokollatë. Pasha i vogël, je mirë, të lutem vetëm mos qaj. A ke pirë ujë? Na pi pak ujë tani. Unë jam këtu me ty, jam në krahun tënd”- i thotë djalit të vogël punonjësi i kërkim shpëtimit që i qëndroi pranë në momentet më të vështira.