Vendosni fjalën kyçe....

Tërmeti i fuqishëm në Turqi, ambasadori Kastriot Robo: S’raportohet për shqiptarë mes viktimave


 

Ambasadori shqiptar në Turqi Kastriot Robo ka deklaruar se deri tani nuk raportohet për qytetarë shqiptarë në mesin e viktimave si pasojë e tërmetit të fuqishëm që goditi juglindjen e vendit dhe Sirinë fqinje.

Sipas tij, nga komunikimet në terren nuk raportohet ende për shtetas shqiptarë të prekur.

“Fatmirësisht në zonën e Ankarasë nuk u ndje. Ne, stafi i ambasadës, i Konsullatës shqiptare jemi mirë dhe të sigurt. Ishte tërmet shkatërrues, përveç fuqisë së madhe, zgjati shumë në kohë. Kam komunikuar menjëherë pasi ndodhi tërmeti, me shtetas turq, me kombësi shqiptare. Fatmirësisht nuk ka humbje njerëzit për komunitetin shqiptar që jeton në ato zona. Prezenca e shqiptarëve në ato zona është e limituar, krahasuar me zona të tjera. Kemi komunikim permanent. Nuk rezulton se ka problem deri tani.” – tha ambasadori shqiptar, shkruan BW.

Tërmeti me mangitudë 7.9 goditi Turqinë e Sirinë në orët e para të mëngjesit të së hënës duke shkaktuar deri tani mbi 500 viktima, mijëra të plagosur e mijëra ndërtesa të rrënuara.