Vendosni fjalën kyçe....

Berisha takim me kandidatët për 14 majin: Misionarë të vërtetë kundër kandidatëve të drogës


Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka zhvilluar ditën e sotme një takim me kandidatët për kryetarë bashkie në gjithë vendin.

Berisha i ka quajtur kandidatët për kryetarë bashkie, si misionarë të vërtetë, pasi sipas tij, vendi përballet nga skandalet dhe kandidaturat e mazhorancës, i përcakton biznesi i drogës.

“Në kushtet e një vendi ku skandali dhe superskandali janë tipar, në kushtet e një vendi ku kandidaturat e krahut tjetër i përcakton droga, i përcaktojnë narko-eurot, i përcaktojnë bandat e klanet e tyre, prania juaj në garë elektorale është prani e misionarëve të vërtetë. Misionarëve për të çuar më përpara kauzën e lirisë, kauzën e dinjitetit për të përmbysur sistemin monist të vendosur me mbështetjen e mafias shqiptare. Edi Rama arriti të vendosë në vend monizmin e plotë,  të vendosë kontrollin e plotë mbi të gjitha pushtetet sepse rrëmbeu votën e lirë të shqiptarëve. Shndërroi narko-euron dhe grupet e saj vendimmarrësin më kryesor për fatet e Shqipërisë e demokracisë shqiptare,” tha Berisha.

Berisha ndalet edhe tek statistikat e Eurostat, ku cilton se 935 mijë shqiptarë kanë lënë vendin.

Gjithashtu kreu i PD-së, ka prekur edhe çështjen e incerenatorëve dhe rastin e fundit të çështjes McGonigal.

“Me shumë keqardhje ju informoj se statistikat e fundit të Eurostat të cilat gjer në vitin 2021 tregonin se 744 mijë shqiptarë kanë lënë vendin për vendet e BE. Kjo shifër para pak ditësh është azhornuar dhe sot janë 935 mijë shqiptarë që kanë lënë vendin në këto vite vetëm drejt BE. Kurrë ndonjëherë ky vend nuk është shkretuar nga ndonjë pushtim a regjim si po shkretohet këto vite. Shqipëria po evaporon, po zhduket e po vdes me shpejtësi. Nuk ka një vend tjetër, në mënyrë absolute që në harkun kohor 2014-2022 të ketë humbur mbi 35% të popullsisë së vet. Këto problematika e bëjnë misionin tuaj më jetik për shpëtimin e vendit. Sot Edi Rama vret shpresën. Po e vret duke prodhuar vetëm ligësira, vetëm skandale, ky e vret duke vjedhur shqiptarët. Ky njeri që bën 137 udhëtime me charter me dhomë gjumi luksoze, sikur të ishte sheiku më i pasur i Gjirit. Ky njeri që përdor 200-300 mln në vit vetëm për rrogat e pilotëve, udhëton si sheikët me makina 500 mijëshe dhe deklaron se e bleu PS-ja se e ka bankë PS-në ky. Ky firmos fap-fap-fap merr 420 milionë euro. Ramës i tha dy herë agjencia e prokurimeve publike se po firmoste një procedurë antiligjore. Fushat e Sharrës janë bërë miniera floriri për këta hajdutë. Ky me këto i largon shqiptarët. Me kaq para mund të dyfishonte rrogat e shqiptarëve që ata të rrinin në vend. Ky vret shpresën e tyre sepse shkelmon mbi interesat e tyre. Është shndërruar në një avokat të Beogradit i vetmi në Europë që kalonte nga samiti në samit që të mos i bëhet presion padronit të tij Vuçiç për sanksionet ndaj Rusisë. Lobonte për Vladimir Putinin, thoshte që Serbia duhet të mbetet prapavijë e Rusisë në këtë luftë, ky është kryeministri ynë. Ky është ai që shkon e korrupton një ndër njerëzit më të rëndësishëm për sigurinë në SHBA. Kjo ka krijuar një skandal që tejkalon imagjinatën. Kjo nuk kalohet. Nuk ka krim më të shëmtuar dhe del e zvarritet si zvarranik nëpër media, jo po e takova kështu e ashtu, por ëm parë i thoshte mik dhe me të sulmonte opozitën në vend”, ka thënë Berisha.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group d