Vendosni fjalën kyçe....

Kapen 30 kg kanabis në Greqi, arrestohen 3 shtetas shqiptarë


Tre shqiptarë janë arrestuar pasi u kapën me 30 kg marijuanë. Droga u kap në dy operacione të autoriteteve greke.

Në operacionin e parë të zhvilluar në Kipseli, gjatë kontrollit në një banesë janë gjetur dhe sekuestruar rreth 25 kg marijuanë, 2.4 gram kokainë, 3 peshore, 100 euro, 2000 lekë, 2 celularë etj. Për pasojë janë arrestuar dy shqiptarë 37 dhe 38 vjeç.

Ndërkohë në një banesë në Agio Pantaleimona, në një operacion tjetër, policia sekuestroi 5.5 kg marijuanë dhe 2 celulare. Në pranga ra një shqiptar 38 vjeç.