Vendosni fjalën kyçe....

Finlanda ndalohen hyrjen e të huajve të pavaksinuar


Finlanda ka vendosur që të ndalojë hyrjen për të gjithë të huajt që janë të pavaksinuar në vendin e tyre.

Autoritetet qeveritare kanë bërë me dije se  çdo i huaj që është i pavaksinuar do ti refuzohet hyrja, përveç nëse janë nën moshën 16 vjeç, rezidentë në Finlandë, janë diplomatë ose të punësuar në aktivitete thelbësore ose kanë arsye të udhëtimit që nuk mund të shtyhen.

Ata që janë vaksinuar, për të hyrë në Tokën e Liqeneve, do të duhet të shfaqin sërish një test negativ për Covid të kryer në 48 orët e mëparshme.

Ndërkohë këto masa kufizuese që janë futur këtë të martë në fuqi vlejnë edhe për qytetarët e BE-së.