Vendosni fjalën kyçe....

“Shefi i kundërterrorit i FBI-së ka qenë dhe është miku im” – Vokshi nxjerr videon e Ramës, Nikolla i pret fjalën


Deputetja e PD-së Vokshi nxorri në seancën e sotme një video ku kryeministri Rama dëgjohet duke thënë se shefi i kundërterrorit i FBI-së ka qenë dhe është miku i tij.

Ndërkohë kryetarja e Kuvendit Nikolla i ka ndërprerë fjalën ndërsa deputetët e PD-së kanë rrethuar foltoren.

Ndërkohë nga vendi deputeti i PD-së Bardhi e akuzoi Nikollën se po u heq të drejtën e fjalës deputetëve të opoztës.

“Në procesverbalin mungon fjala e 54 deputetëve të opozitës. Ju në kundërshtim me rregulloren, vetëm nga frika që kryeministri të përballej me opozitën, i hoqët seancën e shkuar të drejtën e fjalës 54 deputetëve të opozitës. Sipas rregullores në rast se në sallë shkaktohet kaos, drejtuesi pezullon seancën. Nëse kaosi vijon, ndërpritet seanca dhe zhvendoset rendi i ditës. Akti i vetëm që mund të bëni sot, është anulimi i atij procesi të turpshëm votimi, ku u miratuan ligje pa i njohur dhe u dhënë të drejtën kushtetuese deputetëve të opozitës.” – tha Bardhi.