Vendosni fjalën kyçe....

Banorët e Bërxullës dalin sërish në protestë, paralajmërojnë akte ekstreme nëse nuk gjejnë zgjidhje


Banorët e Bërxullës kanë protestuar edhe këtë të diel lidhur me plotësimin e kërkesave të tyre për zbatimin e projektit infrastrukturor Thumanë-Kashar.

Ata duket se s’kanë gjetur ende gjuhën e përbashkët me autoritetet shtetërore dhe kompaninë koncesionare.

Diskutimi më i madh mbetet më së shumti te shpronësimet e tokës dhe banesave. Kjo pasi banorët kërkojnë shpronësim me vlerën e tregut ndërsa kompania dhe autoritetet i qëndrojnë zbatimit të legjislacionit me çmim reference.

Në një prononcim për mediat një nga banorët kanë paraqitur tre kërkesa dhe duket se kanë gjetur konsensur për ndërtimin e nënkalimeve dhe mbikalimeve në zonën ku do kalojë rruga ndërsa mbetet ende pa zgjidhje për vlerën e pronës.

Banorët paralajmërojnë akte ekstreme nëse nuk gjejnë zgjidhje për kërkesat e tyre.

Shteti nuk po i jep zgjidhje halleve ton. Vlera e pronës nuk është e përcaktuar vetëm thonë duhet zbatuar vendimi i mëparshëm.

Falënderojmë kryetarin e bashkisë se ka kërkuar të zgjidhë problemin e banorëve. Firma është afruar të negociojë dhe nën shumë presion ka vendosur të bëjë mbikalime dhe nënkalime, sipas terrenit.

E vetmja zgjidhje që nuk po arrijmë është vlera e pronës. Tre kërkesat tona ishin vlera e pronës, vlera e banesave dhe nënkalimet e mbikalimet.

Preken rreth 30 hektarë tokë, ndërkohë që këto banorë më këto toka mbajnë familjet e shkollojnë fëmijët. 165 ditë që flemë me ankth e stres. Do nisim aktet ekstreme, nëse nuk i jepet shpejt zgjidhje këtij problemi. Protestat do të përshkallëzohen nëse nuk gjejmë zgjidhje”, ka deklaruar një nga qytetarët.