Vendosni fjalën kyçe....

Debatet/ Vasili-Nikollës: Çfarë është këtu, pazari i gjësë së gjallë? Mos e ktheni Kuvendin në batak falsfikimesh


Deputeti i Partisë së Lirisë Petrit Vasili, tha sot se Kuvendi është kthyer si pazari i bagëtive ndërsa i kërkoi kryetares Nikolla që të zbulojë kush e mori vendimin për të pezulluar të drejtën e deputetëve të opozitës për mocion me kryeministrin Rama lidhur me çështjen McGonigal.

Ai tha se kërkesa e 54 deputetëve të opozitës nuk është pasqyruar në procesverbal duke theksuar se Kuvendi po kthehet në batak falsifikimesh.

“Meqë është pika e procesverbalit, të gjithë shqiptarët presin se kush e mori vendimin për të pezulluar këtë të drejtë të deputetëve opozitar. Kush e vendosi këtë gjë. Ka gjithmonë një vendim. Çfarë është këtu pazari i gjësë. Do bëhet seanca viktimë e sikleteve, frikërave apo problemeve poltike që ka kryeministri. Kush e mori vendimin zonjë që votimi i 54 vetave mos të kryhet. Ky nuk është më parlament, është Pazar i gjësë së gjallë. Më thoni se kush e mori vendimin. Këtu thuhet që nuk i jepet e drejta 54 deputetëve. Na thoni se pse nuk është kërkesa jonë në procesverbal. Nëse nuk e keni pasqyruar kërkesën, ndaleni seancën. Nuk jemi këtu që të falsifikojmë. Mos e ktheni Kuvendin në batak falsifikimesh.” – tha Vasili.