Vendosni fjalën kyçe....

Nis me tensione seanca, Boçi: Rama duhet të ishte më pranga në duar, korruptoi zyrtarin e FBI-së për të goditur opozitën


Me tensione ka nisur seanca e sotme në Kuvend me deputetët e PD-së që kanë rrethuar foltoren.

Fjalën e ka marrë Luçiano Boçi i cili kërkoi llogari për përjashtimin me 10 ditë të pesë deputetëe të PD-së mes të cilëve kreu Berisha e Sekretari i Përgjithshëm Noka.

Boçi theksoi se kryeministri Rama duhet të arrestohet për çështjen McGonigal duke e akuzuar se korruptoi ish-zyrtarin e FBI-së për të goditur opozitën.

“Tek po lexoja procesverbalin e seancës së kaluar nuk gjeta asnjë arsye për përjashtimin e deputetëve të PD, ata kanë kërkuar të drejtën e tyre për mocion me debat për çështjen e financimit me para në dorë nga kryeministri të McGonigal, për eliminimin e opozitës. Kur opozita kërkon të drejtën e saj ju bëni vazhdimin e skenarit, organizmi dhe zbatimi i eliminimit të opozitës. Është e njëjta formë, paksa në miniaturë. Ky parlament është i korruptuar nga Rama, jo me para… me kërcënime dhe dhunë që ushtrohet në këtë parlament për t’i hequr fjalën opozitës. Kryeministër të korruptuar bota ka njohur, por kryeministër që korrupton bota nuk ka njohur. Korrupton në dëm të interesave kombëtare. Sot kryeministri duhej të ishte këtu! Duhet të dalë me pranga në duar.” – tha Boçi.