Vendosni fjalën kyçe....

Ndihma e qeverisë amerikane gjatë pandemisë, 5.4 miliardë dollarë mund të jenë marrë nga mashtruesit – Raporti


Mashtruesit që përdorin numra të rremë të sigurimeve shoqërore mund të kenë zhvatur rreth 5.4 miliardë dollarë kredi pandemike nga dy prej programeve të ndihmës së SHBA-së për Covid-19, sipas një raporti të publikuar nga grupi mbikëqyrës, Komiteti i Veprimit për Reagimin Pandemik. Raporti erdhi përpara një seance dëgjimore të Kongresit për shpenzimet e pandemisë.

Raporti zbuloi se kreditë emergjente Covid-19 dhe Programi i Mbrojtjes së Pagave kishin paguar kredi në 69,323 numra ‘të diskutueshëm’ të Sigurimeve Shoqërore, ku SSN-të ose nuk ishin lëshuar fare nga qeveria federale ose nuk përputheshin me emrin aktual të mbajtësit ose datëlindjen e tij.

Shifra përfaqëson gati një të tretën e 221,427 SSN-ve që grupi i shënoi si potencialisht mashtrues pasi dorëzoi të dhënat e aplikantëve të kredisë në Administratën e Sigurimeve Shoqërore për të konfirmuar nëse informacioni personal në 33 milionë aplikacionet përputhej me SSN-të e listuara.

Programet e huasë pandemike të SHBA-së shpenzuan pothuajse 1.2 trilion dollarë për bizneset e vogla dhe individët e prekur nga pandemia.

Më herët një banor nga Majami u akuzua muajin e kaluar se kishte mashtruar gjatë pandemisë për Programit të Mbrojtjes së Pagave prej 2.1 milionë dollarësh, të cilat ai i shpenzoi për një Lamborghini, ora Rolex dhe veshje modee.

Një tifoz tjetër i Lamborghini nga Hjustoni u dënua me gati 10 vjet burg për shpenzimin e 1.6 milionë dollarëve të tij të përfituara nga kreditë për një makina luksozë, ora të shtrenjta e striptistë ndërsa një banor i Las Vegasit u deklarua fajtor për vjedhjen e 2 milionë dollarëve të cilat i kishte shpenzuar për një Bentley, një Tesla dhe apartamente luksoze.