Vendosni fjalën kyçe....

I kapen 13 mijë euro të padeklaruara në autobusin e linjës Athinë-Tiranë, procedohet 27-vjeçari


Një 27-vjeçari i është sekuestruar në shumë prej rreth 13 mijë eurosh teksa po udhëtonte nga Greqia drejt Shqipërisë.

Shuma iu sekuestrua të riut me iniciale F.A. drejtues i autobusit së linjës Athinë-Tiranë, të cilën e kishte fshehur poshtë ulëses.

Ai është proceduar në gjednje të lirë ndërsa shuma e lartpërmendur është sekuestruar.

Njoftimi

“Goditet një rast i mosdeklarimit të të hollave në kufi. Sekuestrohen 13 100 euro, procedohet në gjendje të lirë 27-vjeçari që nuk i deklaroi në kufi, sipas përcaktimeve ligjore.

Bazuar në analizën e riskut, në dalje të RSH-së, shërbimet e Policisë Kufitare, gjatë kontrollit të ushtruar në autobusin e linjës Athinë-Tiranë, në sediljen e drejtuesit, shtetasit F. A., gjetën 13 100 euro, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. 27-vjeçari nuk e kishte deklaruar këtë shumë parash, sipas përcaktimeve ligjore në fuqi.

Në përfundim të veprimeve hetimore, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare të DVP Gjirokastër referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin F. A., 27 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.”