Vendosni fjalën kyçe....

Aksident i rëndë në Tiranë, humb jetën një person


Një person ka humbur jetën pas një aksidenti në Tiranë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur te zona e njohur si ’Treshi’ ku dy mjete janë përplasur me njëri tjetrin.

Dy drejtuesit e mjeteve janë lënduar ndërsa pasagjeri i njërit prej mjeteve ka ndërruar jetë.

Ai është identifikuar si Avni Gjuni. Të plagosurit janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore.