Vendosni fjalën kyçe....

SHBA mund të godasë kinezët e Huawei-t me më shumë kufizime – Reuters


Qeveria amerikane ka ndaluar miratimin e licencave për kompanitë amerikane për të eksportuar shumicën e artikujve te gjiganti kinez i teknologjisë Huawei, raportoi Reuters të martën, duke cituar njerëz të njohur me këtë çështje.

Sipas një prej burimeve, zyrtarët amerikanë po krijojnë një politikë të re zyrtare për refuzimin e artikujve që do dërgohen te Huawei që do të përfshinte ato nën nivelin 5G. Mes tyre thuhet se janë artikujt 4G, Wi-Fi 6 dhe 7, inteligjenca artificiale dhe artikujt kompjuterikë me performancë të lartë.

Një person tjetër i tha gazetës se masa pritet të pasqyrojë shtrëngimin e politikës së administratës Biden ndaj Huawei-t gjatë vitit të kaluar. Licencat për çipat 4G që nuk mund të përdoren për 5G, të cilat mund të jenë miratuar më herët, do refuzohen, shpjegoi burimi. Më parë janë dhënë licenca për artikuj specifikë për aplikacionet 4G.

Një zëdhënës i Departamentit të Tregtisë tha se zyrtarët ‘vlerësojnë vazhdimisht politikat dhe rregulloret tona’, pa dhënë hollësi mbi bisedimet me kompani të veçanta.

Raporti tregoi se Huawei është përballur me kufizime të eksportit amerikan në lidhje me artikujt për 5G dhe teknologji të tjera për disa vite. Megjithatë, Departamenti Amerikan i Tregtisë ka dhënë licenca për disa kompani amerikane për t’i shitur kompanisë mallra dhe teknologji të caktuara.

Huawei u vendos në një listë të zezë tregtare në SHBA në vitin 2019, me shumicën e furnitorëve amerikanë që u ndaluan të dërgonin mallra dhe teknologji tek kompania, nëse nuk u jepeshin licenca. Masa synon të ndërpresë aftësinë e kompanisë kineze për të blerë ose dizajnuar çipat gjysmëpërçues që fuqizojnë shumicën e produkteve të saj.

Tensionet midis SHBA-së dhe Kinës, dy ekonomitë më të mëdha në botë, kanë qenë në rritje ndërsa ato konkurrojnë për dominim në teknologjitë kryesore, duke përfshirë gjysmëpërçuesit.

Në tetor, administrata Biden zbuloi kufizime gjithëpërfshirëse mbi aftësinë e Kinës për të blerë gjysmëpërçues dhe pajisje për prodhimin e çipave, duke i vendosur kompanitë e vendit në një listë për shqyrtim të mëtejshëm.