Vendosni fjalën kyçe....

Në lokal me drogë, pranga dy të rinjve në Kurbin


 

Dy të rinj janë arrestuar në Kurbin, pas akuzave për trafik të lëndëve narkotike. Shtetasit me inicialet S.M.,29 vjeç, banues në Krujë dhe A.B., 25 vjeç, banues në Kurbin ndodheshin në një lokal, ku u kapën me kanabis.

“Arrestimi i tyre u bë, pasi gjatë kontrollit fizik ndaj këtyre shtetasve, te ushtruar në ambientet e një lokali në Kurbin, shërbimet e policisë u kanë gjetur  doza me lëndë të dyshuar narkotike të llojit kanabis të cilat u sekuestruan më cilësinë e provës materiale”, thuhet në njoftimin e policisë.

Pas këtij operacioni, procedohet në gjendje të lirë edhe shtetasi me inicialet Z.D.,35 vjeç banues në Shkodër

Policia njofton se vazhdojnë hetimet për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *