Vendosni fjalën kyçe....

PDIU nuk ka konsensus me PD-në e PL-në, do dalë e vetme në zgjedhjet lokale të 14 majit


Shpëtim Idrizi, deklaroi në rubrikën “Opinion” në News 24 se PDIU do të dalë në zgjedhje e vetme.

Ai u tha se arsyet se përse kanë vendosur që të garojnë vetëm në zgjedhjet e 14 majit janë disa, por mes të cilave edhe arsyeja se sipas tij kjo parti ka mundësinë dhe peshën për ta bërë.

PDIU do garojë në 3-4 bashki si e vetme, shtoi Idrizi duke përjashtuar një bashkim me Partinë Socialiste.

Besoj se është vonë të flasim për oferta sepse kemi rreth dy muaj që kemi marrë vendimin që do të dalim të vetëm në këto zgjedhje. Nuk ka qenë një çështje ofertash më, sepse do të ishte e vështirë që ne të rreshtohemi me një nga dy pjesën e PD, sepse që në krye të herës unë nuk jam prononcuar për problemin brenda PD. PDIU ka të gjitha mundësit dhe peshën specifike për ta provuar dhe për të garuar më vete.

Më bëri çudi që Himarën ia kanë lënë një partie minoritare, sepse dihet që Himara nuk është minoritet. Është njësoj sikur ca të minoritetit të paraqiteshin në Kukës dhe të kërkonin këtë diskriminimin pozitiv.

Vendimi i PDIU për të dalë vetëm në zgjedhje është vendimi më i drejtë. Janë disa arsye pse vendosëm të dalim vetëm. Kur themi që do dalim vetëm, sigurisht as me PS. Është e vështirë të shohim ndonjë raport me PS. PDIU gjithmonë ka qenë parti e katërt dhe ka qenë shumë e qartë ku ka qenë pesha e saj specifike. Dalja më vete sigurisht që do na bëjë mirë. Ne kemi garuar në disa bashki dhe në të kaluarën dhe sigurisht që po matim disa nga arsyetimet që në disa nga bashkitë të nxjerrim kandidatë. Ne kemi dalë në 3-4 bashki, pak a shumë dihen. Në momentin që fronti opozitar nuk është i bashkuar, sigurisht që po shohim dhe mundësi dhe alternativa të tjera. Qytetarët kanë mundësi të shohin dhe oferta të tjera”, tha Idrizi.