Vendosni fjalën kyçe....

Kryemadhi: McGonigal është përdorur për të shantazhuar Metën


Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi deklaroi në emisionin “5 pyetjet” se ish-agjenti i FBI-së, Charles Mc Gonigal është përdorur edhe për të shantazhuar ish-presidentin Meta.

Kryemadhi sa përveç Metës janë shantazhuar edhe biznesmenë me idenë e non gratës dhe disa gjyqtarë me vetting.

“Janë përdorur edhe instrumente të tjerë. Rasti në dijeninë time Charles Mc Gonigal është takuar edhe për të shantazhuar edhe presidentin e Meta. Janë disa gjëra e që e çojnë tek presidenti Meta. Ne kemi shumë ndërhyrje të tjera. Ka biznesmenë që janë shantazhuar me idenë e non gratës. Ka disa gjyqtarë që janë shantazhuar me vetttingun. Është përdorur McGonigal. Për të kaluar vettingun mjafton që Edi Rama të nisë një SMS dhe mbaron punë. Është shantazhuar ish-presidenti. Është përdorur për të krijuar hapësira apo mundësia për të shantazhuar apo bllokuar presidentin e asaj kohe. Filluan me Ilir Metën dhe dështuan me individin Ilir Meta”- u shpreh Kryemadhi