Vendosni fjalën kyçe....

“Po e lë vendin e tij të bëhet si Kuba, SHBA-ja ‘të çlirojë Kanadanë nga Trudeau’ – Batuta e  Tucker Carlson (Video)


SHBA-ja duhet të dërgojë trupa përtej kufirit të saj verior për të ‘çliruar’ Kanadanë nga zgjedha e Justin Trudeau, ka pohuar gazetari i Fox News, Tucker Carlson, në emisionin e tij televiziv. Trudeau, i cili urdhëroi një goditje të ashpër ndaj protestuesve kundër bllokimit vitin e kaluar, po e lë vendin e tij ‘të bëhet si Kuba’, shtoi Carlson.

“Unë jam plotësisht në favor të një operacioni në Gjirin e Derrave për të çliruar atë vend.” – tha ai në episodin e së enjtes të ‘Tucker Carlson Today’, duke iu referuar përpjekjes së dështuar të mbështetur nga CIA për të përmbysur qeverinë komuniste të Kubës në vitin 1961.

“Pse duhet të qëndrojmë prapa dhe ta lëmë partnerin tonë më të madh tregtar, vendin me të cilin ndajmë kufirin më të gjatë, pse duhet ta lëmë të bëhet Kuba?” – vijoi Carlson duke shtuar: “Pse nuk e çlirojmë atë?”

“Ne po shpenzojmë të gjitha këto para për të çliruar Ukrainën nga rusët, pse nuk po dërgojmë një forcë të armatosur në veri për të çliruar Kanadanë nga Trudeau?” – pyeti ai, përpara se të qeshte dhe të thoshte se gjithçka ishte batutë.

Carlson shquhet për humorin e tij, por prezantuesi i Fox është gjithashtu një kritik i ashpër i liderit liberal të Kanadasë.

“Justin Trudeau është diktatori i Kanadasë.” – tha ai në atë kohë.

“Nëse mendoni se ky është një mbivlerësim, përpiquni të mendoni për një mënyrë tjetër për të përshkruar atë që Justin Trudeau po bën tani.”

Carlson ka qenë gjithashtu një kritik i vazhdueshëm i politikës së administratës Biden për Ukrainën. Gazetari konservator ka këmbëngulur se paratë amerikane do shpenzoheshin më mirë për rregullimin e ekonomisë dhe kufirit amerikan.