Vendosni fjalën kyçe....

Nga sot shqiptarët mund të shkojnë në Hungari me një certifikatë vaksinimi


Duke nisur nga sot hyn në fuqi marrëveshja Shqipëri-Hungari për njohjen e ndërsjelltë të certifikatave të vaksinimit ndaj COVID-19.

Kështu, duke nisur nga kjo e enjte shqiptarët mund të vizitojnë Hungarinë me një certifikatë vaksinimi dhe anasjelltas, me të gjitha vaksinat pa bërë dallime mes tyre.

“Njoftim! Që nga 10 qershori 2021, marrëveshja midis Shqipërisë dhe Hungarisë për njohjen reciproke të certifikatave të imunizimit hyn në fuqi. Sipas kësaj marrëveshjeje, shtetasit shqiptarë dhe hungarezë, të cilët mbajnë një vaksinim kundër certifikatës Covid-19, mund të hyjnë në territoret e Shqipërisë dhe Hungarisë pa iu nënshtruar kufizimeve pandemike.”- thuhet në njoftimin e Ambasadës së Hungarisë në vendin tonë.

Kujtojmë se dy ditë më parë kryeministri Edi Rama ishte për vizitë zyrtare në Hungari ku finalizoi marrëveshjen për hapjen e kufijve mes dy vendeve.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *