Vendosni fjalën kyçe....

Rritet çmimi i karburantit, vendimi pas mbledhjes së Bordit të Transparencës


Bordi i Transparencës ka vendosur rritjen e çmimit të karburantit në vend.

Nga sot një liër naftë do shitet me 210 lekë për litër, ndërsa një liutër benzinë me 192 lekë për litër.

Ndërkohë çmimi i gazit ka pësuar ulje e një litër gaz do shitet me 69 lekë.

Në njoftimin e Bordit të Transparencës thuhet se organi në fjalë ‘që në krijimin e tij i është përmbajtur me përpikmëri në vendimet e tij lëvizjes së bursës Platts të Mesdheut për gazoilin, benzinën, si dhe faturave zyrtare të operatorëve. Ministria e Financave dhe Ekonomisë ndjen detyrimin të sqarojë opinionin publik se jo çdo lëvizje e bursës së naftës bruto reflektohet në të njëjtën kohë dhe në të njëjtën masë në bursën e gazoilit dhe benzinës’.