Vendosni fjalën kyçe....

Merr flakë në lëvizje makina në Vlorë


Një makinë ka marrë flakë në ecje mëngjesin e sotëm pranë fshatit Panaja.

Ngjarja ka ndodhur në autostradën ‘100 vjetori’ rreth orës 8 të mëngjesit të sotëm.

Nga zjarri ka pasur vetëm dëme materiale ndërsa drejtuesi i mjetit me iniciale Sh.Sh. nuk ka pësuar lëndime, shkruan Shqiptarja.

Nuk dihet ende se çfarë e ka shkaktuar zjarrin që u shua pas mbërritjes së zjarrfikësve.